Shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, në një konferencë për mediat me Kryeministrin Edi Rama, tha se Shqipëria është një partner i fortë i BE.

“Shqipëria është një partner i fortë i BE, ju jeni aleat i NATO-s dhe jeni në përputhje të plotë me politikën e jashtme dhe sigurisë së BE. Vendimi juaj për të zbatuar sanksionet e BE kundër Rusisë, së bashku me mbështetjen tuaj ndaj Ukrainës, tregon përkushtimin tuaj ndaj vlerave të BE”, tha ajo.

Kallas foli edhe për rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi, ku tha se është e rëndësishme që të ketë ecuri në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy vendeve.

“I vlerësoj këshillat, komentet që më keni dhënë për situata në Ballkanin perëndimor. Në lidhje me Kosovën dhe Serbinë, nuk mund të ketë ecuri pa normalizimin e marrëdhënieve të dy vendeve“, tha Kallas.

Kaja Kallas: Shqipëria është një partner i fortë i BE, ju jeni aleat i NATO-s dhe jeni në përputhje të plotë me politikën e jashtme dhe sigurisë së BE. Vendimi juaj për të zbatuar sanksionet e BE kundër Rusisë, së bashku me mbështetjen tuaj ndaj Ukrainës, tregon përkushtimin tuaj ndaj vlerave të BE. Në aspektin politikën kjo nuk është gjithnjë e lehtë për tu bërë.

Ju jeni edhe te vlefshëm për bashkëpunimin në rajon, për të pasur një mjedis të sigurte. BE është plotësisht i angazhuar sa i përket Shqipërisë dhe sjell të mira për të dyja palët. Ne për ju jemi partneri më i fortë tregtar. Do të lançojmë dialogun e parë Shqipëri-BE për sigurinë dhe mbrojtjen.

Ky është një hap vërtetë  shumë i rëndësishëm sepse po thellojmë më tej bashkëpunimin edhe në sektorin e sigurisë. Kemi dëshirë të zgjerojmë këtë bashkëpunim në fusha të reja, si sigurua kibernetike.

BE ka ofruar 13 milion euro financime për të përmirësuar përgatitjen e forcave të armatosura në Shqipëri, kemi zgjedhur edhe prokurimin për këtë çështje që po e bëjmë me të gjitha vendet.

Bashkëpunimi ynë shkon përtej sigurisë, sepse ka në axhendë ambicione për të përfunduar negociatat me BE në dy vitet ardhshme. Nuk ka rrugë të shkurtët për të arritur në BE përveç performancës së duhur në reforma. Keni mbështetjen tonë për çeljen e grupkapitujt.

Ne diskutuam edhe zhvillimet në rajon. I vlerësoj këshillat, komentet që më keni dhënë për situata në Ballkanin perëndimor. Në lidhje me Kosovën dhe Serbinë, nuk mund të ketë ecuri pa normalizimin e marrëdhënieve të dy vendeve. Më pas, do të shkoj në Bosnje dhe Hercegovinë dhe do takohem më të gjitha palët në mënyrë që të qetësohet situata. Jam mirënjohëse që jam këtu.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko