Skip to content

Vllaznia barazon me rumunët/ Shkodranët kanë nje mundësi për kualifikimin në Conference League

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ka përfunduar në barazim ndeshja e parë e Vllaznisë ndaj rumunëve të Universita Krajova e vlefshme për turin e dytë eleminator të Konferencë Ligë.

 

Takimi i luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër ishte mbushur si rrallë herë me tifozë duke krijuar një atmosferë festive në mbështetje të Vllaznisë, e cila u ndëshkua në fundin e pjesës së parë nga një penallti e dyshimtë e akorduar nga arbitri irlandez .

 

Ivan e ekzekutoi saktë, duke dërguar rumunët në avantazh.

 

Në fillim të fraksionit të dytë trajneri i Vllaznisë Mirel Josa bëri menjëherë dy ndryshime, duke aktivizuar Markun e Hoxhajn në vendin e Herić dhe Krujës.

 

Freskia e këtyre dy lojtarëve i dha tjetër ritëm lojës së Shkodranëve ku pas disa minutash arritën të barazonin rezultatin.

 

Një aksioni i bukur i Markut, i cili dha një top në zonë për Hoxhajn , ndërsa ky i fundit me lehtësi e devijoi topin në rrjetë .

 

Vetëm kaq mjaftoi për t’u ndezur atmosfera në “Loro Boriçi”. Rezultati I ndeshjes nuk ndryshojë deri në fund, duke i lënë hapur mundësitë për kualifikim .

 

Pas përfundimit të përballjes, tekniku Josa theksoi gabimet e ekipit të cilat duhet të përmirësohen në ndeshje e kthimit.

 

MIREL JOSA

TRAJNERI I VLLAZNISE

 

Mund të themi që në pjesën e parë nuk bëmë mirë,i krijonim hapësira kundërshtarit për të na sulmonte. Duhet të kishim pika referimi më të mira dhe këto gabime duhet t’i përmirësojmë në ndeshjen e kthimit.

 

 

Ardit Hoxhaj, lojtari i cili shënoi për Vllazninë, u shpreh se ky barazim ishte një rezultat i drejtë për të dy ekipet.

 

ARDIT HOXHAJ

FUTBOLLIST

“Një rezultat shumë i drejtë ka qenë një lojë pothuajse e barabartë. Shpresojmë që në ndeshjen e kthimit të bëjmë mirë dhe të kualifikohemi.”

 

 

Vllaznia do të ndeshet në transfertën rumune javën e ardhshme.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë