Kur kampionati po shkon drejt mbylljes ai ka nisur të jap edhe verdiktet e veta. Në mesjavë Skënderbeu mbylli historinë e titullit ndërsa Kukësi vendin e dytë duke pritur vendimin e UEFA-s për të zëvendësuar Skënderbeun në Superiore. Por në krahun tjetër të renditjes është Vllaznia që mund të përsëris atë që i ka ndodhur më herët Dinamos, Partizanit, Elbasanit, Tiranës dhe shumë skuadrave të tjera në histori për të zbritur një kategori më poshtë.

Skënderbeu 1-3 Teuta

Shënues: Soue 89’/ Shkalla 43’, Çyrbja 58’, Latif 67’

Skënderbeu i javëve të fundit nuk dukej më ai i këtij sezoni edhe pse në mesjavë e siguroj titullin ata janë shfaqur të pafuqishëm për të përballuar këtë fund sezoni për arsye të ndryshme. Sot trajneri Daja ka lëë në stol shumë prej titullarëve duke i dhënë kështu edhe një ‘’dorë’’ Teutës për të marrë një fitore jetike. Në fundin e pjesës është Shkalla që kalon përpara durrsakët. Ndërsa në të dytën janë golat e Çyrbjes dhe Latif trefishojnë rezultatin në mënyrë surprizuese. Në fund sulmuesi Soue shënon një gol që i vlen në aspektin personal më shumë se atë të skuadrës.

Partizani 2-0 Vllaznia

Shënues: Asani 30’, Progni 65’

Partizani fiton duke mbajtur veten në garën europiane por duke i dhënë edhe një goditje të fortë Vllaznisë që më shumë se kurrë e sheh pranë rrëzimin një kategori më poshtë. Dy gola të shënuara nga Asani dhe Progni nga një për secilën pjesë dhe tek Vllaznia duhet të fillojnë të qajnë që sezoni i shkuar nuk u kthye në një mësim për këtë sezon të ri. Vetëm matematika mban në lojë Vllazninë dhe në krahun tjetër tekniku tiranas Gjoka është shumë pranë të përsëris rekordin negativ të Josës sezonin e shkuar.

Kamza 1-0 Flamurtari

Shënues: Plaku 63’

Një fitore që peshohet me ar për Kamzën, e cila ia del të fitoj me një gol të Plakut dhe tani qëndron me pikë të barabarta me Teutën dhe shton në 5 distancën nga Vllaznia. Fitorja e kamzalinjve ishte e merituar dhe shumë e luftuar nga një Flamurtar i gjymtuar. Ndeshja është dominuar e gjitha nga vendasit që shënojnë vetëm njëherë me Plakun por që mjaftojnë për ti marrë ato tre pikë të rëndësishme.

Kukësi 2-2 Luftëtari

Shënues: Dzaria 12’, 36’/ Lamçja 54’, Ferreira 76’

Është mbyllur në barazim sfida europiane e luajtur në Kukës me skuadrat që ruajnë pozicionet dhe distancës mes tyre. Secila prej skuadrave ka fituar nga një pjesë por në fund asnjëra nuk bëhet fituesja e ndeshje duke vazhduar kështu një rrugëtim pozitiv në kampionat. Në pjesën e parë ishte dy herë Dzaria që shënon dhe kalon verilindorët në avantazh të dyfishtë. Ndërsa në fraksionin e dytë është Luftëtari që me Lamçen dhe Silverio Ferreira barazojnë shifrat.

Laçi 3-1 Lushnja

Shënues: Shtubina 37’, Rexhinaldo 76’(pen), 78’/ Mone 82’

Laçi bën detyrën e shtëpi dhe aq më tepër në një përballje me Lushnjen duke arritur një fitore që e mban në garë për Europën. Në pjesën e parë është shkodrani Shtubina ai që kalon vendasit përpara. Ndërsa në të dytën personazh bëhet sulmuesi nga Mozambiku, Rexhinaldo që shënon dy herë dhe njërin prej tyre nga pika e bardhë. Ndërsa në fund është Mone që nga goditja standarte merr një satisfaksion personal./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re