Ekipi i Vllaznisë është shpallur fitues për kampionatin kombëtar të futbollit të femrave, edicioni 2018-2019. Ky është titulli i gjashtë radhazi për skuadrën shkodrane, që është kthyer në një skuadër dominuese në futbollin shqiptar për këtë gjini.

Në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në stadiumin “Loro Boriçi”, vajzat shkodrane kanë konfirmuar veten sërish si kampione të kësaj kategorie. Në takimin e fundit për këtë sezon, Vllaznia ka fituar 3-1 ndaj Tirana AS edhe me një marrëveshje me skuadrën kryeqytetase për ta luajtur sfidën në Shkodër.

Si kampione e Shqipërisë, Vllaznia do të marre pjesë në turin paraeleminator të UEFA Ëomen’s Champions League. Ndërkohë golshënuesja më e mirë e kampionat është sërish Megi Doçi./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re