Vllaznia do të ndeshet me Linfield në turin e pare të “Conference League”.

 

Nje kundershtar në pamje të parë i veshtire, megjithate ka ende për të mesuar në lidhje me të.

 

Ndërkohe trajneri i skuadres shkodrane Migen Memelli ka folur në lidhje me shortin e sotem duke vlerësuar irlandezo-verioret, por ka thene se me shume rendesi per të ka kompletimi i Vllaznise në ditet e ardhshme.

 

“Po tashme e dime emrin e kundershtarit, eshte Linfield i Irlandes se Veriut, nje kundershtar qe ne e vleresojme shume. Po mundohemi te marrim tashme informacione rreth tij dhe pjesa tjeter pastaj eshte plotesimi i grupit tone me lojtaret e duhur.Futbolli po tregon qe nuk ka skuadra te medha dhe te vogla. Ne e vleresojme kundershtarin dhe do te kerkojme te jemi sa me serioze dhe sa me kompetitive ne kete kompeticion. Nuk eshte se ndryshon sot shume futbolli i ndeshjeve ne transferte me ate ne shtepi. E rendesishme eshte qe te bejme mire ne te dyja ndeshjet.Objektivi? Kundershtari eshte shume mire fizikisht dhe objektivi jone per momentin eshte te forcojme skuadren, te shohim se çfare do te marrim nga tre miqesoret, konsolidimin e skuadres dhe pastaj te behemi gati per ndeshjen e pare ne Irlanden e Veriut”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re