Java e 24 e Kategorisë superiore starton këtë të premte me dy sfida interesante si Vllaznia-Bylis dhe Kukësi-Apolonia.

Kryesuesit e kampionatit, raporton Vizion Plus, po kalojnë një moment të vështirë në kampionat teksa kane vetëm 1 fitore në 8 ndeshjet e fundit.

Mirëpo paraqitja e mirë në fillim të sezonit ka bërë që kuqeblutë të ruajnë vendin e parë në klasifikim me një diferencë prej një pikë nga vendi i dytë.

Përpara sfidës se radhës përballë Bylisit , njësoj si me ndeshjen e Kukësit drejtuesit e klubit kuqeblu  kanë menduar të jënë në heshtje për shtyyp deri në një vendim të dytë.Ndërkohë në ndeshjen tjetër , Kukësi sfidon Apolonianë në stadiumin Elbasan Arena. Ndonëse dy skuadrat kanë objektiva të ndryshme , sipas teknikut Mirel Josa në fushë  do të futen si të barabartë.

 

MIREL JOSA

TRAJNER I KUKËSIT

”Jo, jo, për mua nuk ka rëndësi pozitat e klasifikimit . Aspak, ndonëse kemi objektiva të ndryshme, ne do të futemi në fushë si të barabartë. Do të shikojmë gjendjen e skuadrës tonë dhe do të bëjmë maksimumin për të marrë vetëm 3 pikë. Si ne, si ata, e kemi detyrim fitoren”

 

Josa bëri një koment dhe për gjëndjen e skuadrës dhe mungesat në prag të sfidës.

 

MIREL JOSA

TRAJNER I KUKËSIT

Mungesa e vetme tek ne është Gashi i cili po bën mirë por nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës. Pjesa tjetër e klubit është në gatishmëri të plotë. Do të luftojmë me të gjitha forcat për të marrë atë që meritojmë . Sigurisht nuk do ta nënvlerësoja kurrësesi dhe rëndësine që skuadra e Apollonisë ka . Pasi jo pak herë i ka surprizuar dhe skuadrat pretendente për titullin.

 

Java e 24 e Superligës vijon dhe të shtunën me derbin kryeqytetas Tirana-Partizani  në orën 13:00  më pas Teuta do të përballet me Kastriotin në Niko Dovana  dhe Skënderbeu pret Lacin në shtëpi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re