Skip to content

Vllaznia ndan nga një pikë me Pratizanin/ Fiton Tirana, ndërsa Teuta ‘poshtërohet’ nga Laçi në Durrës

Ka përfunduar java e 17-të e Kategorisë Superiore në Shqipëri, e cila u mbyll me ndeshjen kryesore të kësaj jave, Partizani – Vllaznia. Një ndeshje e përfunduar me rezultatin e barabartë 0-0, por me shumë raste dhe emocione.

Ndeshje që i ka pasur të gjitha përveç golave, pasi Bitri dhe Kryemi u ndëshkuan me kartonë të kuq, ndërsa Vllaznia i falet baltës që në minutat e fundit ndalon një top që po shkonte drejt rrjetës.

Fiton edhe Tirana në Fier me Apoloninë, me kampionët që falë blerjes së janarit Taulant Seferi. Sulmuesi i ri i kampionëve shënoi golin e parë më fanellën bardheblu, ndërsa në stolin e Tiranës debutoi edhe trajneri i ri Orges Shehi.

Një trepikësh shumë i vlefshëm edhe për Laçin, që në sfidën ndaj Teutës fiton minimalisht 1-0 dhe i rrëmben durrsakëve vendin e tretë në renditje. Ka mjaftuar goli i Mazrekaj në minutën e 35-të që vendasit të merrnin 3 pikë të merituara.

Fitore edhe për Kastriotin në sfidën ndaj Bylis, me krutanët që iu falën golit të Daci-t në minutën e 51, ndërkohë që ditën e djeshme u luajt edhe Skënderbeu-Kukësi, takim që përfundoi me rezultatin 0-4.

Në stolin e kuksianëve u ul për herë të parë Mirel Josa, ndërkohë që kjo fitore e çon Kukësin në kuotën e 26 pikëve, vetëm 2 më pak se Partizani i vendit të dytë.

/faxweb