Gjergji Haska, shqiptari që me punën e tij habiti presidentin e SHBA, Joe Biden, në një intervistë për Vizioni i Pasdites, ka rrëfyer eksperiencën e tij në “tokën e ëndrrave” dhe punën e palodhshme që fshihet pas sukesit që bëri jehonë kudo.

 

Projektuesi i makinës elektrike “Hummer’, tregon se u përballë me një punë mjaft voluminoze, nën trysninë e perfeksionit, por ia vlejti.

 

 

Gjergj Haska, me origjinë nga Vlora është emigrant shqiptar në SHBA, ndrësa për Vizion Plus tregon dhe diferencën e Europës me Amerikën.

 

“Ndryshimi ndërmjeti Amerikës dhe Europës është se në momentin që ti gjen një punë në zanatin tënd, le të themi që hallet ekonomike kanë mbaruar, sepse rroga që merr duke e krahasuar me rrogën që merr në Europë, ndryshimi këtu është shumë i madh”, thekson ai duke iu referuar profesionit të tij.

 

Intervista e plotë: https://youtu.be/kQQ7bRtoeUM

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re