Lorena Prifti është vlonjatja e famshme në TikTok pasi videot e saj kanë marr mbi 14 milion shikime. Ajo ndan jetën mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku dhe ka krijuar familjen e saj.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Lorena tregoi gjithçka rreth jetës së saj, nga emigrimi në moshë të vogël te njohja me bashkëshortin. Ajo theksoi se videot i vijnë natyrshëm, nga çështje të përditshme, si për shembull, diferenca në moshë me bashkëshortin, të cilën ia vënë shpesh në pah.

“Unë kam ikur nga Vlora që 4 vjeçe me familjen në një ishull në Greqi. Atje qendrova deri në moshën 21-vjeçe, i fillova të gjitha, ndoqa shkollën. Më pas në Athinë shkova në shkollë për farmaci dhe pastaj mbarova dhe shkova në Janinë. Bashkëshortin e njoha në ishull, ai kishte ardhur me pushime se ishte në Angli. Ai rrinte ngjitur me shtëpinë time dhe punonte në të njëjtin vend ku punonte djali i tezes sime.

Ne kemi 9 vite diference, nuk është ndonje diferencë e madhe, po njerezit komentojne dhe unë në një moment nuk u ndjeva mirë. Edhe bëra një video, plus qe jam shumë krenare për burrin që kam”, u shpreh Lorena.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re