Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka urdhëruar tërheqjen e Vlora Çitakut nga posti i Ambasadores së Kosovës në Ëashington. Në vendimin e Presidentit thuhet se ajo do të qëndrojë në këtë pozitë deri në emërimin e ri me qëllim të mbarëvajtjes së punës në këtë Ambasadë, ndërsa Ministrja e Jashtme do të ndërmarrë veprimet e zbatimit të dekretit.

Ky vendim i Presidentit, i nënshkruar më datën dy të këtij muaji, ka ardhur pas kërkesës së Ambasadores Çitaku që i kishte dërguar Presidentit më 24 Shtator të këtij viti që të lirohet nga detyra.

Në letrën dërguar Presidentit, ajo nuk ka përmendur arsyen pse kërkon të lirohet nga kjo detyrë.

“Për më shumë se 5 vjet  ka qenë nder i jetës sime që të përfaqësoj Republikën e Kosovës bë SHBA. Me këtë rast dëshiroj të falënderoj të gjitha institucionet e Kosovës për besimin dhe mbështetjen që kanë dhënë për mua dhe Ambasadës së Kosovës në SHBA ndër vite“, thuhet në letër.

Ambasadorja Çitaku për rreth 10 vjet ka shërbyer fillimisht si Konsulle e Kosovës në Neë York e më pas Ambasadore në Ëashington, ndërsa njihet për fjalimet e saj dhe kundërshtimet e fuqishme që i bënte Ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në Neë York.

Në kohën e qeverisjes LVV-LDK ish-Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, kishte dhënë urdhër për shkarkimin e shumë ambasadorëve, ndër ta edhe Ambasadores Çitaku, por ky vendim nuk ishte dekretuar asnjëherë nga Presidenti Thaçi.

Pas publikimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ndaj Presidentit Hashim Thaçi ai ka paralajmëruar dorëheqjen e tij në rast të konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale. Një ndër emrat e përmendur për postin eventual të presidentit është edhe ai i Vlora Çitakut, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës kohëve të fundit ka dhënë sinjale për një bashkëpunim me PDK-në madje vetë kryetari i partisë Isa Mustafa ka thënë se ka hequr vijat e kuqe ndaj kësaj partie të cilat i kishte vënë LDK-ja gjatë fushatës zgjedhore.

Për emërimin e një presidenti të ri nevojiten 80 vota, ose së paku 80 deputet duhet të jenë prezent në seancë në raundin e tretë dhe 60 vota për. Aktualisht koalicioni qeverisës LDK-AAK-Nisma ka  vetëm 61 vota.

/faxweb