Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me aksionin që është ndërmarrë në Serbi ku në kartëmonedha të shumta po shkruhet “Kosova është Serbi”.

 

Çitaku përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, do të mund të dënohet nga SHBA-ja për veprimin e tij.

 

 “Do ta lë këtë këtu: Kushdo që i dëmton, i shpon,  bashkon ose i ndanë, ose bën diçka tjetër në kartëmonedha, drafte, shkresa ose mjete të tjera bankare, të ndonjë shoqërie nacionale bankare, Bankës Federale të Rezervave ose Sistemit Federal të Rezervave, me qëllim që ato t’i bëjë të papërdorshme, duhet të dënohet nën këtë ligj ose mund të burgoset për jo më shumë gjashtë muaj, ose mund të marrë të dyja ndëshkimet”.

 

Fushata e Serbisë kundër Kosovës, është shpërndarë në rrjetet sociale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re