Në këtë 110-vjetor të Pavarësisë, qindra qytetarë shqiptarë nga treva të ndryshme u mblodhën në Vlorë për të nderuar ditën e Flamurit, por edhe për të festuar.

 

QYTETARE

 

1-Gëzuar gëzuar ditën e flamurit.

 

2-Gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen. Është nëj festë ku janë hedhur themelet e shtetit shqiptar.

 

Festimeve ashtu si çdo vit ju bashkuan dhe shumë kosovarë si dhe shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Nuk munguan as të ardhurit nga Diaspora e Çamëria.

 

Vij nga Kosova. Kam mbi 30 vite që jam në emigrim. Por me shjpirt jam në Kosovë e Shqipëri. Vij për herë të parë. Dëshiroj që përvjetor të tjerë të na gjejnë të bashkuar.

 

Një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët pati dhe kjo vajzë e vogël e ardhur nga Kosova së bashku me prindërit e saj.

 

 

Urime shqiptari, kjo ditë e gëzuar e flamurit kuqezi duke valuar. Urime pavarësia e popullit shqiptar

 

Për shkak të festimeve, lëvizja në pikën kufitare të Morinit u bë me procedurë të përshpejtuar.

 

Shqiptarë të shumtë edhe nga Maqedonia e Veriut zgjodhën Vlorën dhe Tiranën për 110 vjetorin e pavarësisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re