Vlora është gati për sezonin turistik 2024.

Rreth 15-20% më shumë se viti i kaluar priten të jenë rezervimet sipas operatorëve turistik të jugut, kjo edhe për faktin se qyteti bregdetar tashmë i përmbush kushtet për të pritur më shumë turistë.

“Është shtuar dhe numri shtretërve, ndërsa rezervimet janë të përditshme. Koha ka ardhur për një turizëm elitar që do të sigurohet edhe me pritshmëritë e zhvillimit infrastrukturor që nga aeroporti i Vlorës apo tuneli i Llogorasë”, thotë kreu i operatorëve, Vasil Bedinaj.

Megjithatë fuqia punëtore mbetet një problematikë edhe pse është premtuar se do të ketë një rritje të pagës për ata që do të punojnë në hoteleri, por ndërkoh shumë biznese kanë nisur aplikimet për punëtorë nga jashtë.

“Përveç tregut të brendshëm, i drejtohemi dhe tregut të huaj nga Nepali apo dhe Bali. rritje e pagës 2 deri në tri herë për punonjësit e hotelerisë.”

Ndërkohë muajt e parë të vitit kanë rezultuar produktivë referuar fluksit të vizitorëve, shumë edhe të huaj.

“Prej shkurtit e deri më tani fundjavat kanë shënuar fluksin më të madh,ndërsa rezervimet vijojnë duke nisur nga muaji prill”, shprehet meaxherja Metiana Muça.

“Vlora duket se është në përgatitjet e saj të fundit të vrullshme për të patur një sezon të kënaqshëm turistik”, thotë Sava Memaj, recepsioniste.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re