Kryeqendra e festimeve të pavarësisë, Vlora do të mirëpresë këtë 28 nëntor një numër të madh vizitorësh, ndërkohë që në qytet do të ketë një sërë aktivitetesh.

 

Në këtë prag festash është vënë re rritje e prenotimeve dhe rezervimeve në hotelet e qytetit .

 

JEROLA ZIAJ UNIONI I OPERATORËVE TURISTIKË

 

Ne kemi 60-70 përqind të kapaciteteve tona të ezauruara, duke qenë se Lungomare është një nga zonat ku ka më shumë lëvizje.

 

JONA ALIRAJ ,MENAXHERE

 

Kryesisht janë klientë brenda vendit tonë, kemi patur edhe shumë rezervime nga shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

 

Edhe dekori festiv në qytet flet kuq e zi, ndërsa është  restauruar edhe monumenti i pavarësisë në sheshin e flamurit

 

Por përveç Vlorës të shumtë janë edhe ata që kanë zgjedhur Korçën për festat e nëntorit. Operatorët turistik  thonë se ndryshe nga vitet e tjera, pjesa më e madhe e rezervimeve për hotelet dhe restorantet janë bërë nga shqiptarë të cilët jetojnë në vende të tjera.

 

ISJANA VRENOZI

 

MENAXHERE HOTELI

 

Ajo që vëmë re nga vitete e kaluar është që është rritur interesi nga shqiptarët që jetojnë jashtë për të kaluar festat këtu.

 

NIKO TRESKA

ADMINISTRATOR RESTORANTI

 

Kemi shumë qytetarë që jetojnë jashtë që kanë rezervuar dhe nga Tirana.

 

Në bashkinë e Korçës ka më shumë se 4000 vende akomodimi, ndërkohë që vetëm në Voskopojë janë 800 vende, përfshi këtu dhe shtëpitë pritëse. Për festat e fundvitit rezervimet e shumta ka dhe në bashkinë e Pogradecit dhe të Kolonjës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re