Vlora harron ditën pa makina të vendosur prej 3 prillit nga Ministria e turizmit për të dielën e parë të çdo muaji pa makina.

 

Këtë të diel të parë të Majit nuk ka pasur asnjë kufizim të qarkullimit të mjeteve.

 

Edhe pse në kuadër të kësaj dite bashkia Vlorë ka përcaktuar 2 akse të rëndësishëm për ndalim të qarkullimit të mjeteve nga ora 09:00 deri në orën 15:00 ,sot pamjet nuk kanë nevojë për koment,teksa mjetet në qarkullim janë të panumërta në të dy segmentet e përcaktuar .

 

1. Bulevardi Vlorë-Skelë, segmenti nga Teatri “Petro Marko”, deri te rrethrrotullimi në Skelë.2. Rruga Skelë-Uji i Ftohtë, segmenti nga rrethrrotullimi në Skelë deri te Tuneli.