Skip to content

Vlora Hyseni akuzohet se favorizonte Agasin/ A është cënuar siguria kombëtare? Noka: Ja çfarë ka dalë nga Shërbimi Informativ i Shtetit! Satelitët e Ramës i përdorin 2 bandat kryesore

noka 3

Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ka ngritur pretendime të forta lidhur me sigurinë kombëtare dhe informacionet që mund të kenë dalë nga Shërbimi Informativ i Shtetit, gjatë një interviste në emisionin “Minuta e Parë” në News24 me Ola Brukon.

 

I pyetur nëse është cenuar siguria kombëtare dhe çfarë informacioni mund të ketë dalë nga SHISH, Noka deklaroi se mund të jetë nxjerrë çdo e dhënë që lidhet me sigurinë e vendit. “Mund të ketë dalë çdo informacion që ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Çdo informacion i qytetarëve, i shtetit, është në dorë të karteleve”, u shpreh Noka.

Ai vijoi me pretendimin se të dhëna të shumta personale të qytetarëve mund të jenë në duart e grupeve kriminale. Noka pretendoi gjithashtu se dy grupe kriminale monitorojnë territorin e vendit, duke përmendur Troplinët dhe Suel Çelën.

Në vijim, Noka kërkoi largimin e kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur këtë me atë që ai e cilësoi si ndikim të krimit të organizuar në vend.

“Mund të ketë dalë çdo informacion që ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Çdo informacion i qytetarëve, i shtetit, është në dorë të karteleve. Çdo informacion i yni, rroga, adresa, kartelave spitalit, është në dorë të krimit. Çdo gjë është në dorë të karteleve. Dy bandat monitorojnë të gjithë territorin, Troplinët dhe Suel Çela. Ndaj duhet të largohet Rama. T’i jepet rrugë politike, që të shpëtohet Shqipëria. Nuk bëhet për çështje pushteti. Shqipëria duhet çliruar se është i pushtuar nga kartelet dhe krimi i organizuar dhe mafia. Në kohët moderne nuk pushtohesh me ushtri, por nga bandat.”, tha ai.