Vlora ka tashmë një Stacion të ri Pompimi të Ujërave të Zeza. Ky stacion është në zonën e ish-Ushqimores dhe i shërben zonës perëndimore të qytetit. Investimi është modern dhe me pajisje të teknologjisë së lartë.

Ai mbulon një pjesë të madhe të zonave periferike të qytetit, si zonën te ish-Fabrika e Tullave, lagjen “11 janari”, ish-Fushën e Aviacionit, etj. Stacioni i Pompimit, do të mundësojë funksionimin normal të rrjetit të kanalizimeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re