Tregut shqiptar do t’i shtohet një tjetër hotel i certifikuar me 5 yje. Falë bashkëpunimit të “Vlora Marina Residences” si dhe brandit prestigjoz, “Marriot Internacional”, investimi prej 100 milionë eurosh do të sjellë një standard të ri për turizmin në qytetin bregdetar.

 

Hoteli parashikohet të ketë 150 dhoma dhe suita, nderkohë që pjesë e projektit do të jenë edhe mbi 100 apartamente për shitje. Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi ishin të pranishëm personalitete të insitucioneve publike, biznesmenë të fushës së turizmit dhe përfaqësues të mediave.

 

ADRIANA SOKOLI

 

ZV/PRESIDENTE PER PASURITE E PALUAJTSHME, BALFIN GRUP

 

“Ky hotel me 5 yje pritet të ndryshojë rregullat e lojës në industrinë e hotelerisë në Shqipëri. Përveç 150 dhomave, pjesë e ambienteve të hotelit do të jenë edhe mbi 100 apartamente të branduara. Ky është një koncept krejtësisht i ri, i prezantuar për herë të parë në Shqipëri dhe në rajon. Apartamentet e branduara plotësojnë dëshirat e atyre vizitorëve që preferojnë të akomodohen në një apartament luksoz pa hequr dorë nga cilësia e shërbimeve që ofron një hotel me 5 yje. Sot ne ndodhemi këtu me partnerët tanë nga Marriott, të bashkuar nga vizioni dhe përkushtimi për ta bërë Vlora Marriott Hotel një shembull ideal të hotelerisë së klasit të parë”, tha Adriana Sokoli, zv/drejtore e pasurive të patundshme në Balfin Grup.

 

Për përfaqësuesit e grupit “Marriot”, ky bashkëpunim përmbush kërkesën e Shqipërisë për më shumë strandard në tregun hotelier.

 

SILVIJA LOVRETA

 

DREJTOR PER EVROPEN JUG-LINDORE, MARRIOTT INTERNATIONAL

 

“Kjo marrëveshje përforcon kërkesën që ne po shohim në vend për praninë e brandeve ndërkombëtare. Ne jemi të kënaqur për këtë bashkëpunim me Vlora Marina duke forcuar praninë tonë në Shqipëri”, – tha Silvija Lovreta, Drejtoreshë për Evropën Jug-Lindore, Marriott International.

 

I pranishëm gjatë kësaj marrëveshjeje ishte dhe drejtori për Zhvillimin e Hapësirave Mikse, në grupin “Marriot”, i cili u ndal tek prezantimi për herë të parë të konceptit “branded apartments”.

 

JULIEN LALOYE

 

DREJTOR PER ZHVILLIMIN E HAPESIRAVE MIKSE, MARRIOT INTERNACIONAL

 

“Për një kohë të gjatë ne kemi punuar për gjetjen e ekipeve që ta bënim këtë projekt të suksesshëm. Prej 25 vitesh jemi marrë me rezidencat e branduara dhe kjo është hera e parë që e bejmë një projekt të tillë në Shqipëri. Jemi besimplotë se projekti do të jetë i suksesshëm dhe segmenti i rezidencave të branduara është si një hotel mikpritës, që nuk largohet asnjëherë, por që banon brenda hotelit dhe apartamenteve “Marriot”.

 

Brendi i hotelerisë “Marriot” numëron afro 600 hotele dhe resorte në mbi 65 vende në botë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re