Vlora edhe në këto ditë pandemie vazhdon të mbetet një nga destinacionet kryesore të turistëve nga Polonia. Dhe pse në numër jo të madh, si vitet e kaluara ata shprehen të mahnitur jo vetëm për bukuritë e rivierës shqiptare por edhe për kulturën e historinë e vendit tonë.

Kam nje jave në Shqipëri. Jam këtu me mamanë time. kam vizituar saranden dhe tani ndodhemi në vlorë, nje pjesë të kohës e kemi kaluar ne plazh por kemi vizituar gjithashtu edhe tregjet e surveniereve. Jam e mahnitur nga bukuritë e Shqipërisë.

Po vizitojmë plazhet e Shqipërisë dhe zonat historike e piktoreske. Më pelqen vendi juaj.

Për turistët, objektet e kultit dhe ato historike mbeten ndër preferencat kryesore.

Është hera e parë në Shqipëri. Dhe më pëlqen vërtet shumë, shqipëria nuk ka vetëm plazhe të bukura por dhe një histori dhe kulturë të larmishme. Do vijojmë vizitën në vlorë ku do shohim disa zona të tjera kulturore. 

Eshte hera e 2 te ne shqiperi dhe në Vlore. Kam ardhur me miqte e mi nga Polonia. Po vizitojme vendet historike dhe plazhet e Vlores.

Ata thonë se do të rikthehen sërish vitin e ardhshem por me shpresën se situata e krijuar nga pandemia do të ketë marrë fund.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re