Subscribe

Rezervimet në hotele dhe restorante në këto ditë pragfestash tregojnë se Krishtlindja e sidomos nata e ndërrimit të viteve do të sjellin në qytetin bregdetar të Vlorës shumë vizitorë.

Kreu i operatorëve turistik të jugut,Vasil Bedinaj, thotë se rreth 80 deri në 90% e kapaciteteve në restorantet e Vlorës janë të prenotuara, ndërsa vijojnë rezervimet në strukturat hoteliere.

Situatë të kënaqshme e quan stadin aktual të prenotimeve dhe Emanuel  Hazizaj, menaxher hoteli,teksa flet për shifra në rritje të kërkesës. Klientët janë kryesisht emigrantë shqiptarë nga Europa apo  qytetarë të Vlorës, por po aq dhe nga  Kosova si dhe shtetas italianë.

Ndërsa Vlora vijon të mbetet e preferuar festat, sipas operatorëve çmimet janë thuajse të njëjta me një vit më parë.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re