Skip to content

Vlora pushtohet nga flakët / Harta e zjarreve zgjerohet në Tragjas dhe Karaburun, zjarrfikësit ndahen në dy grupe, situata alarmante

ZJARRFIKESIT DUKE LUFTUAR ME FLAKET

Tragjasi është zgjuar sot në pushtetin e tymit, ndërsa harta e zjarrit është zgjeruar edhe më shumë.

Zjarrfikësit janë ndarë ditën e sotme me dy grupe, në Tragjas dhe Karaburun.

Në ndihmë të tyre sot janë bashkuar edhe emergjencat civile pranë Bashkisë Vlorë. Punonjës të ndërmarrjes së shërbimeve publike,  ushtarë  e banorë të zonës.

Flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi për shkak se favorizohen nga era dhe temperaturat tepër të larta, duke e bërë tepër të vështirë edhe ndërhyrjen për shuarjen e tyre.

/faxweb