Vlora dha sinjale mbrëmë se mund të përsërisë sërish ‘97-ën si formë reagimi popullor, ahere kundër Berishës e tani kundër Ramës. Një masë e madhe banorësh u dyndën te teatri “Petro Marko” me thirrje kundër qeverisë, pasi prej tre ditësh, qyteti i kryeministri është pa ujë.

Te “Petro Marko” po bëhej gati një shfaqje gala, kur aty u shfaqën banorë me bidona, ku duket se uji ishte vetëm shkaku i një shpërthimi zemërate antiqeveritare.

Raportohet se linja kryesore e qytetit ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe përpjekjet për riparim nuk kanë dhënë rezultat. Autoritetet kanë kërkuar ndihmë edhe jashtë vendit, por nuk ka ardhur asgjë, gjë që ka irrituar më tej qytetarët vlonjatë.

Qyteti po drejtohet nga një emër i ri, Brunilda Mersini, e cila e starton kështu qeverisjen lokale të Vlorës me një lloj proteste që ishte harruar prej kohësh. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re