Taksitë tashmë janë lejuar të lëvizin brenda qytetit dhe të bëjnë udhëtime ndërqytetase. Gazetari Elton Nika tha për “ABC News” se në qytetin e Vlorës taksistët janë shprehur të pakënaqur ndërsa kanë theksuar se edhe lëvizja brenda qytetit nuk ka qenë premtuese.

Situata e pandemisë ka shkaktuar problematika e saj, ndonëse Vlora është tashmë një zonë e gjelbër dhe ka një lehtësim të lëvizjeve. Nga një vëzhgim i përgjithshëm ajo që ka rënë në sy është se qytetarët nuk kanë qenë të sensibilizuar për përdorim masiv të maskave.

Ndërkohë që edhe Pogradeci prej një jave është zonë e gjelbërt. Mesa duket qytetarët në Pogradec nuk kanë abuzuar me shfrytëzimin masave të marra për parandalimin e COVID-19.

Gazetarja Ledjona Xheladinaj tha se dyndje apo grumbullime janë vërejtur në ato vende ku marrin shërbime qytetarët. Në 6 Bashki të qarkut të Korçës 5 prej tyre janë shpallur zona të gjelbërta. Tashmë, Pogradeci është në pritje të pushuesve edhe pse kjo nuk pritet të ketë lëvizje të lartë për shkak të pandemisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re