Ditën e sotme në qytetin e Vlorës janë konfirmuar 19 raste pozitiv për Covid-19, një numër rekord ky që prej fillimit të pandemisë.

Sipa ABC News, mes të prekurve rezulton të jetë një sanitare që punon në Drejtorinë e Kujdesit Shëndetësor.

Raste pozitive për kronavirus ka pasur edhe në Kadastër dhe konvikte.

Sipas burime konfirmohet se ka rezultuar pozitiv edhe një punonjës i Bashkisë së Selenicës.

Rastet e tjera të konfirmuara me COVID-19 janë pensionistë dhe persona të biznesit privat.

Sa i përket gjendjes së tyre shëndetësore, mësohet se ata nuk kanë shfaqur probleme serioze dhe aktualisht gjendja shëndetësore është e stabilizuar.

Ndërkohë raportohet se momentalisht asnjë institucion publik nuk rezulton të jetë mbyllur.

Sidoqoftë situata është nën vëzhgim nga specialistët e shëndetit publik për kontaktet që mund të kenë patur të infektuarit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re