Një aksident është shënuar sot në Vlorë. Një 22 vjeçar teksa po udhëtonte me motor ka aksidentuar një shtetase të mitur. Për pasojë kanë mbetur të dy të lënduar dhe ndodhen në spital.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 20:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, në vendin e quajtur “Xhamia”, shtetasi H. B., 22 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Niponia”, ka aksidentuar një shtetase të mitur, rreth 11 vjeçe, si pasojë kanë ngelur të dëmtuar të dy këta shtetas, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re