Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë shtunë në “Ujin e Ftohtë” në Vlorëë, atje ku një 54 vjeçare ka ndërruar teksa qëndronte në breg të detit. Gruaja me inicialet I.Y dyshohet se ka pësuar infarkt dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

“Sot, rreth orës 12:20, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasja I. Y., 54 vjeçe, banuese në Tiranë, duke qëndruar në breg të detit, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”-njoftuan autoritetet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re