Policia e Vlorës arrestoi dy persona, të cilët dyshohet se kanë mashtruar një qytetar, duke i marrë dy mije euro. Ata i kishin premtuar se do ta ndihmonin të punësohej në strukturën e forcave të armatosura.
 
Operacioni  i koduar ”rekrutimi” çoi në pranga Deraldo Kamberin 23 vjeç, punonjës i policisë ushtarake në Vlorë dhe Erlind Varfin, 23 vjeç.
 
Ndërkohë, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale edhe shumën monetare.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re