
Një 54-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi akuzohet për vepra penale në fushën e energjisë dhe për vetëgjyqësi.
Sipas njoftimit zyrtar, u ndalua shtetasi E. B., banues në Vlorë, pasi ka kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në punishten e tij të përpunimit të duraluminit, si dhe në një objekt 4-katësh, të cilin e mban në mënyrë të paligjshme, duke refuzuar t’ia lirojë pronarit legjitim, shtetasit A. B.
Arrestimi u krye pas një kontrolli të përbashkët nga Policia dhe OSHEE, ku u konstatua shkelja.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa ndaj 54-vjeçarit rëndojnë akuzat për vjedhje të energjisë elektrike dhe vetëgjyqësi.
