Katër ditë pasi grabiti një supermarket në Vlorë, policia ka arritur të vërë në pranga autorin e dyshuar.
 
I arrestuar është  22-vjeçari Pjetro Mecaj, i cili nën kërcënimin e thikës ka arritur të grabisë kasën bashkë me xhiron ditore.
 
I gjithë momenti i grabitjes është fiksuar nga kamerat e sigurisë në supermarket.
 
Pas identifikimit, polica bëri të mundur menjëherë arrestimin e tij. Ky është momenti kur policia në bashkëpunim me forcat e ndërhyrjes së shpejtë hyjnë në shtëpinë e 22-vjecarit.
 
Pas kontrollit në banesë, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan rreth 6 kg kanabis, 3 thika, maskat, veshjet dhe kasën e vjedhur. Gjithashtu u gjetën dhe fara kanabisi dhe 2 fidanë kanabis të kultivuara në vazo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re