VLORË- Kapet dhe vihet në pranga në qytetin e Vlorës, një i kërkuar nga autoritetet e drejtësisë Spanjolle, pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e kultivimit dhe prodhimit të kanabisit.

Arrestimi i 33-vjeçarit u bë pasi Gjykata e Castellon Spanjë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Trafik droge”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”.

Shiqtari në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë e spanjollë, merrnin shtëpi me qera në zonën e Castellonit dhe i përshtasnin për të kultivuar bimë narkotike me anë të llambave.

Pas arrestimit, autoritetet pritet të kryejnë të gjithë procedurat e nevojshme për ekstradimin e tij nga Shqipëria në drejtim të Spanjës./ n.m.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re