Ditët me diell të këtij shkurti, delfinët shfaqen në  Gjirin e Vlorës. Disa tufa delfinësh kanë dhuruar spektakël në det të hapur, të cilët janë afruar shumë afër Gjirit të Vlorës. Pamjet e mrekullueshme janë filmuar  nga specialitë të mjedisit dhe  organizata e tyre, e cila realizon studime të biodiversitetit detar dhe veçanërisht delfinët,  peshkaqenët, breshkat, fokat e koralet.

 

Sipas specialistëvë, ndryshimet klimatike, ngrohja globale dhe rritja e temperaturave të ujit të detit sjell më tepër ushqim për delfinët. Dalja e delfinëve në sipërfaqe vjen si rrjedhojë e ngrohjes së kohës dhe klimës së çrregullt të këtyre ditëve, ndërsa Delfinët vijojnë të mbeten vizitorët më simpatik të gjirit te Vlorës edhe përgjatë dimrit.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re