Policia e Kosovës ka vënë në pranga një 27 vjeçar , banues në Selenicë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Po ashtu “blutë” kanë arrestuar edhe një 31-vjeçar, pasi ka kundërshtuar punonjësin e policisë, për kryerjen e kontrollit në automjet ku ishte pasagjer.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin 27 vjeçar, banues në Selenicë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasin 31 vjeçar, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e kontrollit në një automjet ku 31-vjeçari ishte pasagjer.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re