Një tjetër mjet i tipit “benz” është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës. Makinës së biznesmenit Eduard Alikaj i është vënë zjarri qëllimisht pak pas mesnate. Për pasojë fuoristrada është djegur në pjesën më të madhe të saj.  Policia sekuestroi kamerat e sigurisë për të zbuluar autorët e zjarrvënies. Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisarit, ku është marrë në pyetje lidhur me konfliktet e që mund të ketë patur.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re