Skip to content

Vlorë/ Ecnin me shpejtësi të lartë, përplasen makinat në mes të Bulevardit, plagosen tre persona

aksident rrugor naten e1572896333123

Një aksident ka ndodhur rreth mesnatës në Bulevardin Ismail Qemali në Vlorë, ku si pasojë e shpejtësisë së lartë janë përplasur dy automjete, një Benz dhe një Nisan.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar tre persona, dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer, te cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës.

Burime nga spitali i Vlorës bëjnë me dije se të tre personat e lënduar kanë marrë plagë në gjymtyrë, trup si dhe të çara në fytyrë por janë jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihet ende identiteti i personave të përfshirë në këtë aksident.