Skip to content

Vlorë, grabiten lekët e postës në fshatin Brataj

vloreee

Zyra e Postës Shqiptre në fshatin Brataj, në Vlorë ka rënë pre e grabitjes.

 

Persona të paidentifikuar kanë hyrë nga pjesa e pasme e postës duke marrë një sasi të konsiderueshme parash dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

 

Deri më tani nuk ka një detaj mbi shumën e grabitur ndërsa policia ka mbëritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për indetifikimin e autorëve.