Skip to content

Vlorë: Ishte duke punuar në terminalin e aeroporit, humb jetën punëtori pasi bie nga lartësia e godinës (EMRI)

1745072339 Sequence01.00143804.Still231

Mësohet se personi ka qenë punëtor brenda kantierit dhe ka rënë nga lartësia gjatë punimeve për godinën e terminalit.

Një person ka humbur jetën  ditën e sotme gjatë punimeve për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Mësohet se personi ka qenë punëtor brenda kantierit dhe ka rënë nga lartësia gjatë punimeve për godinën e terminalit.

Sipas raportimeve të policisë personi rezulton në moshën 38-vjeçare.

Policia dhe ekspertiza kanë mbërritur menjëherë në vendngjarja për të kryer hetime mbi ngjarjen.

Sipas njoftimit të polcisë thuhet se 38-vjeçari Dorian Hasani ka humbur jetën gjatë punimeve në terminal, pas rënies nga lartësia.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:40, në fshatin Akërni, në ambientet e aeroportit të Vlorës, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia, gjatë punimeve në terminal, shtetasi D. H., 38 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të rastit, do të merren në pyetje shtetasit përgjegjës për punimet në aeroport.