Policia e Vlorës sekuestroi 100 doza kokainë, ndërsa vuri në pranga një 23 vjeçar. Operacioni i koduar ”centralja”, çoi në prangat e policisë Klaudio Selimajn.
 
Sipas policisë, hetimi për 23-vjecarin nisi në muajin tetor të këtij viti, si i dyshuar për prodhim dhe shitje të lendeve narkotike.
 
Ai është arrestuar gjatë natës në banesën e tij. Uniformat blu bëjnë me dije se pas kontrollit në shtëpi, u gjetën dhe sekuestruan lëndë narkotike e llojit kokainë me një peshë prej 54 grame, e ndarë në 100 doza.
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re