Një fëmijë u aksidentua mbrëmjen e sotme në Vlorë. Shoferi i mjetit që shkaktoi aksidentin u largua nga vendngjarja. Fëmija u dërgua në spital, ndërsa policia ka nisur kërkimet për të arrestuar drejtuesin e mjetit.

“Rreth orës 20:05, në rrugën “Sulejman Delvina” pranë një karburanti, një drejtues mjeti ende i paidentifikuar ka aksidentuar një fëmijë të mitur të moshës 8 vjeç dhe është larguar nga vendi i aksidentit. 8-vjeçari ndodhet në Spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për identifikimin e autorit dhe për kapjen e tij”, njoftoi policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re