Tre persona të maskuar me armë kanë grabitur një dyqani e një operatori telefonik në Vlorë.

 

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurës rreth orës 21:30 përgjatë bulevardit Vlorë- Skelë.

 

Në momentin kur ka ndodhur grabitja, po bëhej mbyllja e dyqanit.

 

Maskat kanë kërcënuar dy punonjëset duke marrë para dhe telefona celularë.

 

Policia është vënë në kërkim të autorëve të grabitjes.

 

Kjo është hera e tretë që I njëjti dyqan grabitet në Vlorë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re