Garazhi i nje pallati 10-katesh, ne zonën e Ujit te Ftohte ne Vlore, është përfshirë nga flaket. Rreth orës 19.30 forcat zjarrfikëse janë lajmëruar per zjarrin, ndërsa 4 mjete janë nisur menjëherë ne vendngjarje.
 
Policia ka evakuuar banoret e pallatit, ndërsa OSHEE ka ndërprere energjinë elektrike per arsye sigurie.
 
Pas gati nje ore beteje me flaket, zjarri është shuar. Drejtori i shërbimit zjarrfikës Luan Kapaj tregoi per Vizion Plus se nuk ka persona te lënduar.
 
Ende nuk dihet numri i mjeteve te parkuara ne garazhin qe u dogj dhe as demet qe shkaktuan flaket. Ndërkohe kane nisur hetimet per gjetjen e shkaqeve te rënies se zjarrit.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re