Skip to content

Vlorë/ Numërohen 130 kuti, ja rezultati mes tre kandidatëve në garë


Numërohen 130 kuti nga 231 në total, në Bashkinë e Vlorës ku nga rezultatet kryeson kandidatja e PS, Brunilda Mersini me gati 80% të votave.

Brunilda Mersini ka marrë 9106 vota (79.5%). Dionis Sota i mbështetur nga opozita numëron 1275 vota (11.1%). Ndërsa Gjergj Nika, kandidat i pavarur, ka marrë 1073 vota (9.4%).

Sipas raportimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vlora kishte numrin më të ulët të votuesve, me 12.54% pjesëmarrës.

 

Vlora shënoi në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, një rekord historik negativ.