Rreth 200 punonjës të firmave të peshkut, bletarisë dhe blegtorisë të cilat veprojnë në zonën e Karaburunit dhe Pashalimanit në Orikum kanë dalë në protestë.

Ata kundërshtojnë urdhrin e Ministrisë së Mbrojtjes për vendosjen e një orari zyrtar për hyrjen në bazën e Pashalimanit, për të ushtruar aktivitetin e tyre.

Sipas urdhrit të Ministrisë, bizneset do të lejohen të hyjnë dhe të dalin në bazën ushtarake nga ora 8 deri në orën 15, ndërsa pas kësaj ore hyrja ndalohet.

Bizneset janë kundra këtij orari pasi për ta ky orar dëmton punën e tyre. Sipas tyre biznesi i peshkut nuk ka nevojë për orar, pasi puna e tyre nuk ka kohë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re