Skip to content

VLORË/ Plagoset nga një makinë në lëvizje ish punonjësi i Policisë Bashkiake. Pjesë e bandës së Julian Sinanaj, i akuzuar dhe për një seri shpërthimesh me tritol (EMRI)

Një person është plagosur me armë zjarri në zonën e Bibliotekës në Vlorë.

Gazetarja e Fax News, Afrovita Hysaj raporton se i plagosur ka mbetur shtetasi Marjon Mitro, pjesë e bandës së Julian Sinanit. Mitro është plagosur në këmbë, nga një makinë në ecje ndërsa mësohet nga Spitali i Vlorës se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve për Faxweb, ish punonjësi i policisë bashkiake Mitro është arrestuar disa herë për disa vepra penale, ndërsa akuzohet si porositës i disa shpërthimeve me tritol që kanë ndodhur më herët në Vlorë, mes të cilëve edhe ai ndaj prefektit të Vlorës Besnik Dervishi.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 10:00, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur (dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta), shtetasi M. M., banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë krehjes së zonës, në aksin rrugor Vlorë- Selenicë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Land Rover”, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit të ngjarjes.

Vijon krehja e zonës nga shërbimet e DVP Vlorë, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/faxweb