Skip to content

Vlorë/ Po parkonte makinën dhe i vunë tritolin, kush është 33-vjeçari i plagosur rëndë: Në 2017 në lokalin e tij… (EMRI+DETAJET)

Ditën e sotmë ka mbeti I plagosur rëndë nga shpërthimi I tritolit në Vlorë, 33 vjeçari Indrit Sadedinaj.
Shpërthimi I fuqishëm ndodhi pranë një automjeti në një garazh në lagjen “10 korriku” të qytetit të Vlorës ku Sadedinaj shihej I shtrirë përtokë nga plagët e marra. Mësohet se ai kishte konflikte të mëparëshme, pasi në 2017 në lokalin e tij u tentua një atentat nga 7 persona.

Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak.

Më datë 18.12.2021, rreth orës 15:10, në lagjen “10 Korriku”, jashtë një pallati ka shpërthyer në rrethana ende te paqarta një sasi lënde, dyshohet eksplozive e për pasojë është dëmtuar shtetasi I.S., i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/faxweb