Moti i keq, me ere dhe reshje shiu ka ndërprere ngjitjen e pasagjereve dhe automjeteve ne tragetin e linjës Vlorë – Brindisi. Nje pjese e udhëtareve dhe automjeteve u imbarkuan, por rreziku për shkak te motit te keq ka detyruar tragetin qe te largohet nga porti për te qëndruar ne radhë.
 
Ndërkohë udhëtarët që pritet të udhëtojnë drejt Italisë, janë duke pritur ne terminal. Burime nga kapitaneria konfirmojnë se situata pritet të jetë e njëjte edhe ne orët e ardhshme. Vetëm me përmirësimin e kushteve atmosferike do te vijoje imbarkimi e me pas udhëtimi i tragetit.
 
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re