Pushime që zgjasin në kohë duke vizituar vende të ndryshme dhe me kosto të ulët. Shumë prej turistëve të huaj që po vizitojnë Shqipërinë këtë sezon veror kanë bërë këtë zgjedhje. Udhëtojnë me kampera e qendrojnë larg qyteteve.
Plazhi iPortonovës në Vlorë është kthyer në një prej destinacioneve kryesore. Pushuesit janë nga Gjermania, Republika Çeke, Austria e shtete të tjera.
Shumë prej tyre tregojnë se kanë mësuër për këtë plazh në internet. Kanë mbetur të surprizuar dhe thonë se do të rikthehen.
“Jam këtu me miq. Plazhi është shumë i këndshëm. Nuk është i mbipopulluar si plazhet e tjera.”
“Vij nga Gjermania. Këtu është bukur. Më pëlqen që zona është e mbushur me kampera.”
“Jam nga Austria. Është dita ime e parë këtu dhe është hera e parë në Shqipëri. Po më pëlqen Vlora.”
“Vij nga Gjermania. Njerëzit janë të mrekullueshëm. Deti është i bukur.”
Qetësia ndërthurur me detin e pastër dhe bukurine e natyrës e kanë kthyer këtë në një prej plazheve më të frekuentuar nga të huajt.