Të gjitha bashkitë janë në fazën e hartimi të buxhetit dhe rishikimit të mundshëm të taksave dhe tarifave vendore. Konkretisht bashkia Vlorë ka bërë një sërë propozimesh për rritje të disa taksave për biznesin. Ervin Sota përfaqësues i shoqatës rajonale të turizmit në Vlorë, gjatë një interviste për emisionin  E-ZONE,  në Vizion Plus bëri publike propozimet e bashkisë, që së shpejti miratohen edhe në këshillin bashkiak

 

Bashkia ka propozuar të rritet, taksa e pastrimit, taksa e hapësirave publike, taksa hapësirës në plazhe si dhe ajo e pasurisë. Ndërkohë është parashikuar edhe rritje e tarifës së ujit të pijshëm për bizneset. Për ne kjo e fundit është pak paradoksale pasi, ne nuk kemi orë të zgjatura të furnizimit me ujë, që të justifikojë këtë rritje –tha Ervin Sota

 

Por këto kosto të rritura do të reflektohen në rritjen e çmimeve për qytetarët në vitin e ardhshëm.

 

Ne duam mirëkuptimin e qytetarëve, që vitin tjetër kur të hasin rritje çmimesh të kuptojnë që ato vijnë si pasojë e rritjes së taksave. Ndonjë biznes edhe mund ti mbajë vet këto kosto, por shumë të tjerë do ti reflektojnë në çmim. Ne jemi dakord që taksa e pastrimit mund të rritet, pasi pastrimi është një sfidë më vete për një qytet që mirëpret shumë turistë, por jo të gjitha taksa vendore- tha Sota në Vizion Plus 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re