Skip to content

Vlorë, sekuestrohet një gomone

Një gomone me vlerë 150 mijë euro është sekuestruar këtë të martë nga policia e Vlorës, pas dyshimeve se është përfituar në mënyrë të paligjshme.
 
Mjeti u sekuestrua gjatë operacionit “vjeshtë 2017”.  Sipas policisë, gomonia është në pronësi të një 29 vjecari nga Elbasani, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale ”pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
 
Gjate operacionit, policia ka sekuestruar edhe pasuri ne tjera, mes tyre automjete, prona të patundshme si dhe llogari bankare në vlera të mëdha.