Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Lirim” në qytetin e Vlorës.

Shkak është bërë shpërthimi i një bombole gazi. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Banorët janë alarmuar pasi shpërthimi i bombolës së gazit ka qenë shumë i fuqishëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re