Një sasi tritoli shpërtheu mbrëmjen e së shtunës në lagjen 28 Nëntori në Vlorë.
 
Lënda eksplozive ishte vënë në hyrjen e një mobilerie dhe për fat të mirë nuk pati persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
 
E gjithë pjesa e hyrjes së biznesit u shkatërrua ndërsa dëme u shkaktuan dhe në një automjet të parkuar aty pranë.
 
Policia e cila mbërriti në vendngjarje  nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave por sipas hetuesve identifikimi i autorëve është i vështirë për shkak të mungesës së kamerave të sigurisë.
 
Ndonëse u ngritën pika të shumta postblloqesh policia ende nuk ka arritur të bjerë në gjurmët e autorëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re